Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 25.01.2020 11:03

​Modelja kosovare që po ndihmon të strehuarit nga Shqipëria

Prishtinë | 29/11/2019 13:55

Që nga mëngjesi i ditës së martë kur ndodhi tërmeti i fuqishëm që u mori jetën dhjetëra njerëzve, e qindra të tjerë mbeten të lënduar, Shqipërinë e ka kapluar një situatë e papërshkrueshme dhimbjesh.

Shqiptarë nga Kosova e mbanë botës janë mobilizuar duke bashkëndjerë dhimbjen së bashku me të prekurit nga tërmeti, shkruan “Kosovarja”.

Shumë biznese kosovare, qytetarë vullnetarë e madje edhe fytyra publike po japin kontributin e tyre duke ndihmuar materialisht familjet qofshin ato që gjenden në qiell të hapur në Shqipëri, qoftë këto që po strehohen në familje, e ambiente të ndryshme kosovare.

Edhe bukuroshja Lisjeta Thaçi e cila këtë vit rrëmbeu “Miss Europe Continental Kosovo 2019” , është parë duke ndihmuar shqiptarët që kanë ardhur për tu strehuar në Kosovë.

Ajo i është bashkangjitur iniciativës së grupit “Plisat”, duke qenë e pranishme në të gjitha aktivitete dhe kontributet bashkë me ta.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress