Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 24.07.2019 03:30

​Misteri i adoleshentes së zhdukur në Vatikan mbetet i pazgjidhur

Vatikan | 11/07/2019 18:48

Varret e dy princeshave gjermane nga shekulli i 19-të që tashmë janë të hapura janë krejtësisht bosh, me çka ka humbur shpresa e fundit se do të gjendeshin eshtrat e tinejxheres Emanuele Orlandi, e cila u zhduk në vitin 1983 pas largimit nga banesa e familjes së saj në Vatikan.

Zhdukja e Orlandi është një nga misteret më të gjata dhe hapja e varreve me kërkesë të familjes ishte përpjekja e fundit për të gjetur eshtrat e saj.

“Në vend të kësaj shtrohet pyetja se çfarë ka ndodhur me mbetjet e dy princeshave, cilët janë varrosur pranë njëra-tjetrës në vitin 1836 dhe 1840", shkruan AP.


"Varret janë bosh. Ne të gjithë jemi të tronditur, "tha avokatja Laura Sgro.

Ajo mori një letër anonime, në të cilën sugjerohej se familjet duhet të verifikojë gurin e varrit me mbishkrimin në gjuhën latine "Pushoni në paqe".

Përveç Sgro, në hapjen e varrit mori pjesë edhe një ekspert teknik i familjes Orlandi dhe Pietro Orlandi, motra 15-vjeçare e të cilit u zhduk pasi më 22 qershor 1983 shkoi në orën e muzikës në Romë.


Vatikani njoftoi se hapja e varreve kishte një rezultat negativ dhe se në varre nuk u gjetën mbetje ose urna.

Varret e princeshave Sophie von Hohenlohe dhe Charlote Federica di Mecklenburg ishin krejtësisht bosh, thuhet në deklaratën e Vatikanit, duke shtuar se të afërmit e princeshave janë të informuar në lidhje me këtë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress