Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 03:50

​Miley Cyrus drejt divorcit

Los Anxhelos | 12/08/2019 17:40

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth po divorcohen pas më pak se një viti martesë.

Një deklaratë nga përfaqësuesit e Miley-t, dhënë CBS-së, nënvizonte se çifti ka rënë dakord të ndahet.

Këngëtarja dhe aktori u takuan 10 vjet më parë në setin e dramës së Nicholas Sparks-it, “The Last Song” (“Kënga e fundit”).

Çifti ka pasur një marrëveshje me ulje dhe ngritje; ata u ndanë për një periudhë të shkurtër në 2013-n, para se të ktheheshin së bashku sërish në 2015-n dhe të martoheshin në 2018-n.

Para njoftimit të divorcit, Miley postoi një foto në Instagram, me fansat që nisën të spekulonin menjëherë se unaza e saj e martesës mungonte dhe se kjo do të thoshte diçka./tch

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress