Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 26.03.2019 12:02

​Mijëra bileta të shitura edhe pse muzeu i faraonit nuk është hapur ende

| 15/03/2019 17:11

Rreth 130 000 bileta janë shitur përpara hapjes së një muzeu për Tutankhamonin, që do të hapet zyrtarisht më 23 mars në Paris, thanë organizatorët e kësaj ekspozite.

Ata parashikojnë se mund të arrihet deri në 150 000 bileta deri në ditën e hapjes.

Më shumë se 150 objekte përbëjnë thesarin e Tutankhamonit, që del për herë të parë nga Egjipti.

Parisi është etapa e dytë e intinerarit të kësaj ekspozite, pas Los Anxhelesit.

Thesari i faraonit më të famshëm egjiptian do të jetë i hapur deri më 15 shtator.


Temat:
Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress