Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 07.12.2019 01:32

​Meshkujt nuk flasin, ja shenjat që tregojnë se kanë rënë në dashuri me ju

Prishtinë | 30/10/2019 07:30

Në një marrëdhënie në çift, meshkujt zakonisht nuk janë të mirë në shprehjen e ndjenjave, pasi nuk dinë të ndalen dhe të mendojnë për ndjenjat jo se nuk duan.

Ndiejnë një lloj emocioni të veçantë në brendësi të kokës, por shumicën e kohës nuk ia vënë veshin. Shumica e femrave i simpatizojnë meshkujt që i shprehin ndjenjat, por nuk ka shumë të tillë.

Megjithatë, vajza, nuk duhet t’i humbni shpresat, pasi nëse mashkulli që keni në krah nuk shprehet me fjalë duhet të keni parasysh dhe të dalloni shenjat që tregojnë se ai është i dashuruar me ju.

Më poshtë do të lexoni disa tipare dalluese që një mashkull shfaq në mungesë të fjalëve:

Të dërgon mesazhe “të çmendura”

Sa më banal të jetë mesazhi, aq më i dashuruar duket se është. Në rast se të dërgon mesazhe dhe të thotë “bëra dush” ose “po shikoj film porno”, ai po të tregon se dëshiron të të ketë në shtrat.

Nëse të telefonon vazhdimisht

Dhe nëse nuk je sekretaria e operatorit telefonik që shfaqet në celular, atëherë zëri për të cilin është i interesuar është yti, kështu që trego vëmendje dhe mos e anashkalo këtë fakt.

Nuk merr shumë mesazhe nga të tjerat

Vajzat u shkruajnë meshkujve që u shkruajnë atyre, apo jo? Pra, nëse ajo ka ndaluar së dërguari mesazh, edhe ai e ka bërë këtë. Ai është i interesuar vetëm për ty në këtë fazë.

Ai të pyet për t’i dhënë këshilla

Çfarë duhet të vesh në këtë festë? A dukem bukur me këtë stil flokësh? Çfarë ngjyre duhet ta vesh këmishën? Këto janë pyetje që meshkujt ia bëjnë dikujt me të cilën janë tmerrësisht të dashuruar, përcjell vizion plus.

Dëgjo çfarë thonë shokët e tij për të

Nëse thonë se ai është sjellë ndryshe, nuk po e tërheqin më gjërat e mëparshme dhe nuk po shpreh dëshirë për të komunikuar me ndonjë vajzë tjetër, atëherë dije se tashmë është në duart e tua.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress