Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 14.10.2019 09:08

​Merkel ngjitet edhe 1000 metra pa pushuar!

Prishtinë | 07/09/2019 14:01

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është shumë më e fortë nga sa mendojnë njerëzit, tha alpinisti i njohur italian, Reinhold Messner, sipas një artikulli të botuar në revistën gjermane “Focus”.

“Nuk mendoj se po e ekzagjeroj kur them se kjo grua është më e fortë nga sa mendojnë njerëzit. Ajo mund të ngjitet 1000 metra pa pushuar”, theksoi Messner.

Messner i ka takuar Merkelin dhe bashkëshortin e saj, Joachim Sauer disa vite më parë, përcjell Atsh.

“Jemi takuar përpara se ajo të bëhej kancelare. Sauer më pyeti nëse kisha ndonjë paketë turistike për pushimet e tyre në Dolomite. Më pas, ne bërë turin e parë së bashku”, shton ai.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress