Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 23.05.2019 02:04

​Megan Fox: Aktrimi në plan të dytë

Los Anxhelos | 16/05/2019 19:31

Aktorja dhe modeli amerikan, Megan Fox, e cila sot feston ditëlindjen e saj të 33-të, është e përkushtuar seriozisht në karrierën e saj, por jo me atë të filmit.

Pas roleve të mëdha në filmat "Transformers", "The Dictator" dhe "Teenage Mutant Ninja Turtes", aktorja ka vendosur të bëjë një pushim për një kohë dhe të përqendrohet në punën e dizajnit, ku është treguar e suksesshme në krijimin e kostumeve të brendshme të larjes.

Përveç kësaj, aktorja ka nisur një numër të projekteve filmike, dhe aktualisht mund të shihet në rolin e udhëheqësit të misionit të njohur shkencor “Legends Of The Lost” në Channel Travel, dhe flet për mitet botërore dhe vendet misterioze dhe ngjarjet.

Pasi u martua me aktorin Brian Austin Green në vitin 2010, Megan më tepër iu përkushtua familjes së saj, transmeton KosovaPress.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress