Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 20.08.2018 08:34

​”Luftë për selfie” në Fontana di Trevi në Romë

| 10/08/2018 12:54

Disa turistë dëshironin të bënin një “selfie” në një qoshe të preferuar të sheshit Fontana di Trevi në Romë për të nxjerrë sa më bukur ndërtesën pas tyre.

Por, askush nuk dëshironte ta braktiste këtë qoshe të preferuar. Më pas nisi një zënkë sa u kërkua ndërhyrja e disa patrullave të policisë bashkiake.

Pas trazirave, edhe me disa vështirësi, tetë turistë amerikanë dhe holandezë u denoncuan për dhunë dhe kërcënime.

Grindja midis një vajze holandeze 19-vjeçare dhe një italo-amerikaneje 44-vjeçare ka filluar me një shkëmbim fjalësh të rënda dhe më pas me fyerje.

Më pas mosmarrëveshja degjeneroi në dhunë fizike ku u përfshinë dhe familjarët.

Të gjithë personat e përfshirë u denoncuan për dhunë dhe kërcënime. 


Temat:

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress