Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 14.12.2017 01:14

​Lindsay i del në mbrojtje Weinstein

Los Anxhelos | 11/10/2017 20:09

Aktorja në Instagram ka xhiruar një video, në të cilën i del në mbrojtje producentit, të cilin më shumë se 25 femra e kanë akuzuar për sulm seksual, transmeton KosovaPress.

Lindsay Lohan (31) i ka quajtur akuzat të pavend, duke thënë se ai gjithmonë është sjell mirë.

Harvey Weinstein (65) akuzohet për keqtrajtim seksual dhe dhunim. Në mesin e viktimave seksuale thuhet të jenë Angelina Jolie, Gwyneth Paltrow, Mira Sorvino, Ashley Judd, Rose McGowan, Jennifer Lawrence dhe shumë të tjera.

Weinstein për këtë arsye është shkarkuar nga shtëpia e filmit, ndërkohë që e ka braktisur edhe bashkëshortja.

Ai është dënuar nga e gjithë bota e Hollywood-it dhe bëhet fjalë për njërin nga skandalet më të mëdha në disa nga dekadat e fundit. Por, Lindsay mendon ndryshe.

"Ndihem shumë keq për shkak të Harvey Weinstein. Mendoj se kjo nuk është në rregull. Mendoj se Georgina duhet të mbështesë bashkëshortin e saj”, ka thënë aktorja.

Ajo ka bërë të ditur se kanë punuar në disa filma dhe se Harvey asnjëherë nuk e ka lënduar dhe nuk i ka bërë asgjë.

“Prandaj, mendoj se të gjithë duhet të ndalen. Ky është gabim", ka thënë Lindsay.

Lindsay ndërkohë ka shlyer videon, por ajo tashmë është bërë virale në internet.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress