Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 17.08.2019 04:34

​Letizia, ylli i parë i Copa Del Rey: Promovimi i futbollit të femrave në plan të parë

Prishtinë | 13/05/2019 13:42

Mbretëresha Letizia do të marrë pjesë në ndeshjen finale të Copa del Rey, ngjarja e madhe sportive e futbollit në Spanjë, në fund të majit.

Një nga njerëzit më të pëlqyer në këtë vend, i takoi nderi i madh për të promovuar futbollin e femrave, dhe pas ndeshjes finale Atlético Madrid dhe Real Sociedad, ajo do t’ia dorëzojë kupën fituesit, transmeton KosovaPress.

E njohur si një adhuruese e madh e sportit, sidomos atij femëror, për promovimin e të cilit ka bërë shumë, Letizia është një mysafire e rregullt e të gjitha garave të mëdha, si dhe ngjarjeve të tjera që promovojnë femrën dhe rolin e saj në shoqëri.

Megjithatë, nuk është e çuditshme që mbretëresha Letizia të mbështesë sportin e grave në këtë vend. Vitin e kaluar, ajo mori pjesë në Kampionatin Botëror të Basketbollit në ishullin Tenerife, ku Spanja fitoi vendin e tretë.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress