Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 23.05.2019 02:05

​”Lepuri” i Jeff Koons shitet 91 milionë dollarë

Nju Jork | 16/05/2019 13:20

Një skulpturë e Jeff Koons u shit për 91,1 milionë dollarë në një ankand në Nju Jork duke thyer kështu rekordin për veprën e shitur më shtrenjtë nga një artist që jeton akoma.

Skulptura e artistit amerikan e bërë në vitin 1986 me emrin “Lepuri” – një model çeliku në formën e një lepuri tullumbace në lartësinë 140 centimetra – u vlerësua nga shtëpia e ankandeve ”Christie” për t’u shitur në vlerën 50 deri 70 milionë dollarë.

Sipas ”New York Times”, skulptura është blerë nga një tregtues arti, Robert E Mnuchin, babai i sekretarit amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin./Atsh/

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress