Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 27.05.2018 05:34

​Leje martese edhe te tërheqja e… bagazheve!

| 13/02/2018 14:01

Me nxitim për t’u bashkuar? Për Shën Valentin, është e mundur të marrësh një leje për martesë që prej karruselit të tërheqjes së bagazheve në aeroportin e Las Vegasit, destinacion i pëlqyer nga fansat e martesave të nxituara.

Qarku i Clark, autoritet që menaxhon martesat në Las Vegas, ka hapur për disa ditë një zyrë të përkohshme për dhënien e lejeve për martesë në aeroportin ndërkombëtar ”McCarran”. Të shtunën, ai tërhoqi një fluks të vazhdueshëm çiftesh.

“Jam shumë i lumtur që e kanë bërë këtë sepse është shumë stresuese të mbërrish në aeroport dhe të shkosh menjëherë në zyrën e qarkut dhe të presësh”, theksoi Stefani, i ardhur nga Dallasi (Teksas) për t’u martuar me Kisha.

Me këtë zyrë “pop-up”, ajo ishte pa dhimbje dhe shumë e shpejtë. Pra, shumë praktike.

Ky shërbim i delokalizuar do të qendrojë deri më 17 shkurt. Ai jep një leje për martesë për 77 dollarë, që është e vlefshme në të gjithë Las Vegasis duke përfshirë këtu Cannabis Chapel, Elvis Chapel, Chapel in the Clouds si dhe Viva Las Vegas Wedding Chapel.

Industria e martesave gjeneron më shumë se dy miliardë dollarë në vit për ekonominë dhe qarku i Clark lëshon rreth 80 000 licensime për martesa çdo vit, më shumë se çdo qark tjetër i SHBA-së.

Rreth 1 500 prej tyre janë dhënë për Shën Valentin.

Ky vit do të jetë shumë aktiv sepse festa e dashurisë bie dy ditë para Vitit të Ri kinez, që përkon me fillimin e një fundjave treditore për amerikanët


Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress