Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 24.10.2019 02:59

​Lady Gaga shtatzënë, por nuk dëshiron martesë?

Los Anxhelos | 09/07/2019 17:21

Që nga xhirimet e filmit "The Star is Born", çifti thuajse nuk largohet nga ballinat e mediave.

Pas filmit, u përfol se Lady GaGa dhe Bradley Cooper ishin në një marrëdhënie, dhe në muajt e fundit kjo ishte pikërisht arsyeja kryesore që aktori i famshëm vendosi të ndahej me gruan e tij, Irina Shayk.

Tani media shkruan se këngëtarja gjoja është shtatzënë. Në fakt, në një revistë është publikuar  fotografia e Lady Gaga dhe Cooper me duart e vendosura mbi stomakun e Gaga.

Kjo foto ngjall dyshime se këngëtarja mund të jetë në gjendje tjetër, dhe sipas revistës In Touch, nuk ka dyshim se fëmija i Gagës është me të vërtetë Bradley, transmeton KosovaPress.

Publiku ka kohë që spekulon se ata janë së bashku, dhe dyshohet se shtatzënia e Gagës është pikërisht arsyeja e ndarjes së Cooper nga bashkëshortja e tij.

Sipas burimeve të paidentifikuara, Gaga nuk e ka kapërcyer plotësisht ndarjen me ish-të fejuarin Christian Karino, kështu që martesa aktualisht nuk është në krye të listës së prioriteteve.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress