Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 14.12.2018 07:50

​Kylie zbulon detaje intime (Foto)

Los Anxhelos | 13/03/2018 15:23

Ishim të sigurt se ishte djalë. Isha shumë e befasuar.

Kylie Jenner ndoshta ishte zhdukur nga jeta sociale gjatë shtatzënisë, por tash është e vendosur të kompensojë kohën e humbur.

Jo vetëm që publikon në mënyrë të rregullt fotot në rrjetet sociale, duke përfshirë fotografitë e këpucëve të saj, por ajo ka vendosur të përgjigjet në shumë pyetje rreth tifozëve.

Në një seri “cicërimash” në Twitter, ylli i realitetit është përgjigjur në një numër pyetjesh në lidhje me shtatzëninë e saj, por edhe për Stormyn e vogël.

Kështu ne kuptuam se Kylie nuk e kishte dëgjuar ende qeshjen e saj, por fëmija qeshej rregullisht. Ajo thotë se mezi pret të rritet foshnja, por ajo gjithashtu dëshiron të qëndrojë përgjithmonë e vogël, pasi i pëlqejnë gishtat e ëmbël të saj, transmeton KosovaPress.

Ajo kishte zbuluar e para se Khloe është shtatzënë, ndërsa Kris ishte mbështetja e saj më e madhe. Gjatë shtatzënisë më së shumti i kishte penguar se nuk mund të ha sushi dhe shton se Stormy shpesh kishte lëvizur. Thotë se ishin shumë të befasuar se do të bëheshin me vajzë, pasi ishin të sigurt se në pyetje është një djalë.

Kylie për fund ka zbuluar se gjatë shtatzënisë kishte shtuar rreth 18 kg, por ajo ka shlyer shumë shpejt komentin.


 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress