Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 25.01.2020 11:00

​Kylie shet aksionet e kompanisë për 600 milionë dollarë

Prishtinë | 19/11/2019 08:13

Kylie Jenner po shet shumicën e aksioneve të kompanisë së saj të famshme të kozmetikës për 600 milionë dollarë.

Marka e 22-vjeçares, përfshirë Kylie Cosmetics dhe Kylie Skin, do të kontrollohet nga gjigandi i bukurisë Coty.

Biznesmenja e famshme do i shesë 51% të aksioneve të Kylie Cosmetics kompanisë Coty Inc., një kompani kozmetike me bazë në New York. Kompania përfshirë një numër markash ndërkombëtare të bukurisë përfshirë CoverGirl.

Partneriteti do ndihmojë Kylie të zgjerohet globalisht dhe të përfshirë kategori të reja të kozmetikës, thanë dy kompanitë në një njoftim për shtyp të hënën.

Skuadra e Kylie do vazhdojë të merret me pjesën kreative dhe reklamuese të produkteve të kozmetikës pasi është një nga njerëzit më të ndjekur në mediat sociale. Ajo ka 150 milionë ndjekës në Instagram dhe 30 milionë ndjekës në Twitter.

Ndikimi i saj në internet është aq i fuqishëm sa që ajo zvogëloi vlerën e tregut të aksioneve Snapchat me 1.3 miliardë dollarë kur shkroi në Twitter se nuk e përdorte më aplikacionin, përcjell Ora.

Marka kozmetikës ka gjeneruar rreth 177 milion dollarë të ardhura gjatë vitit të kaluar. Marrëveshja pritet të mbyllet në tremujorin e tretë të vitit 2020.

Coty tha se transaksioni është një "piketë kyçe" për kompaninë.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress