Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 21.11.2019 12:25

​Ky është shteti më i izoluar në botë

Ashgabat | 12/08/2019 16:43

Këto janë skena idilike të një video prej një minute që promovon forumin ekonomik të Kaspikut që më 11 dhe 12 gusht mbledh shefa shtetesh nga Irani, Rusia, Azerbajxhani dhe Kazakistani, në Avaza, qytetin e ri resort që është cilësuar nga Ministria e Jashtme e Turkmenistanit, si Las Vegasi i vendit.

Pamjet sjellin imazhin e një vendi të lumtur dhe me prosperitet. Por, realiteti për 5.58 milionë njerëzit që jetojnë në këtë shtet autoritar, Heremit, është i ndryshëm.

Media është nën kontroll strikt dhe kjo bën që informacioni për vendin të jetë i kufizuar, por abuzimet me të drejtat e njeriut janë të kudogjendura, aktivistët shpesh zhduken dhe puna e detyruar është një shqetësim, sipas Human Rights Watch.

Si një vend i izoluar, ai rivalizon Korenë e Veriut. Vetëm 6 mijë vetë e kanë vizituar Turkmenistanin në 2016, sipas raporteve të mediave lokale.

Vizat e hyrjes janë të vështira për t’u siguruar. Avaza, është thuajse e zbrazur për pjesën më të madhe të vitit.

Për shumë vite, Turkmenistani ka mundur të mbijetojë falë rezervave të mëdha të gazit, por me rënien e çmimeve këto vitet e fundit, situata është përkeqësuar, të paktën kështu thekson një raport i një instituti studimesh britanik.

Vendi në Azinë qendrore, sipas raportit, tani është në buzë të humnerës./tch

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress