Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 03:36

​Kur celulari të shpëton jetën

| 14/03/2019 10:15

Telefonat celularë mund t’ju shpëtojnë vërtet jetën, sidomos kur drejt jush është duke ardhur një shigjetë.

Ky ishte rasti i një 43-vjeçari në Australi i cili u sulmua nga një tjetër, njoftoi policia.

Incidenti ndodhi kur sulmuesi, i cili kishte një hark dhe shigjetë, doli për t’u ballafaquar me personin që nxori telefonin për ta fotografuar.

Momenti që 43-vjeçari ngriti telefonin, ai e qëlloi me shigjetë e cila depërtoi edhe telefonin për ta gërvishtur në fytyrë.

Sulmuesi 39-vjeçar u arrestua nga policia, e cila nuk pranoi të jepte detaje të tjera për ngjarjen./KosovaPress/

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress