Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 22.09.2019 06:38

​Kukulla bullgare: Për një vit mbi 15 operime - foto

Sofje | 10/06/2019 14:04

Andrea Ivanova nga qyteti bullgar Burgas në Detin e Zi pësoi një transformim të plotë gjatë vitit të kaluar.

Studentja 22-vjeçare ‘u bë barbi i parë’ në Bullgari pas 15 operacioneve plastike brenda vetëm 12 muajve.

Andrea ishte e obsesionuar me kukullën e famshme dhe ëndërronte një ditë të dukej si ajo.

“Kam pasur mbi 15 operacione që nga viti 2018. Ndoshta më shumë, nuk i kam numëruar”, shpjegon Ivanova.

Ajo mori shumë kritika në rrjetet sociale, ku komentuesit e quajtën përbindëshi i liqenit Ness në Skoci.

Por, Andrea vendosi t'i përgjigjet këtyre komenteve me fjalët:

“Kushdo ka të drejtën për të jetuar dhe të duket si dëshiron. Kjo është një çështje e zgjedhjes personale dhe kurrë nuk kam qenë i frikësuar për ta shprehur.

Ndryshe, Ivanova nuk dihet sa para ka shpenzuar deri tani në operacione, transmeton KosovaPress.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress