Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 01:49

​Kujtimet e Prince do të botohen në tetor

| 23/04/2019 13:07

Kujtimet me të cilat Prince po punonte në kohën e vdekjes së tij, do të publikohen më 29 tetor. Shtëpia botuese “Random House”, konfirmoi se “Të bukurit” do të përmbajnë një dorëshkrim të papërfunduar të Prince dhe foto të rralla, shënime dhe lirika të tij po ashtu.

I paralajmëruar vetëm disa javë para vdekjes së tij, në 2016, libri me 288 faqe, i botuar në bashkëpunim me familjen e artistit të ndjerë ka edhe një hyrje të shkrimtarit të the Neë Yorker, Dan Piepenbring, që vetë Prince e kishte zgjedhur si bashkëpunëtor. Në 2018 agjentja letrare Ester Njuberg tha se Prince kishte përfunduar më shumë se 50 faqe të librit, të shkruara me dorë.

“The Beautiful Ones’ është një rrëfim i thellë, personal i rrugëtimit të Prince Roger Relson deri tek Princi që ne njohim. Historia në kohë reale e një fëmije që përthithte botën përreth tij për të krijuar një person, një vizion artistik, një jetë, para se hitet dhe fama ta ndryshonin atë. Libri sjell fëmijërinë e princit e deri tek vitet e hershme të tij si muzikant. Princ u nda nga jeta në prill të 2016 si pasojë e një overdoze aksidentale droge.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress