Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 02:38

​Kritika të forta liderëve botërorë nga Kana: Injorantët po na çojnë drejt një Lufte të re Botërore

| 15/05/2019 12:09

Ndryshe nga herët e tjera, Festivali i Filmit në Kanë të Francës ka ngritur siparin me një deklaratë bombastike të presidentit të jurisë së tij, i cili ka akuzuar udhëheqësit botërorë se po sundojnë me “inat, zemërim dhe gënjeshtra”.

Regjisori meksikan, Alejandro González Iñárritu tha se retorikat mbizotëruese rreth emigracionit, përfshi edhe idenë për një mur kufitar mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, mund të çojnë drejt një Lufte të re Botërore.

“Problemi është se, ajo që po ndodh është thjesht injorancë”, shtoi ai, teksa foli përpara premierës së filmit “The Dead Don’t Die” të regjisorit Jim Jarmusch.

“Jam absolutisht kundër asaj që po ndodh anembanë botës. Pres të dalë diçka që do të ndalë këtë gjë të rrezikshme, që mund të na rikthejë neve në vitin 1939. Ne e dimë sesi përfundon kjo histori, nëse vazhdojmë me të tilla retorika”, tha regjisori i famshëm i filmave të tillë si “Birdman”, “Babel” apo “Revenant”.

Duke iu referuar ndryshimeve klimatike, ai tha se bota po shkrihet ndërkohë që këta “djem” po sundojnë me inat, zemërim dhe gënjeshtra, e teksa po sajojnë fantashkenca duke i bërë njerëzit të besojnë se gjithçka e thënë prej tyre është reale dhe fakt.

Regjisori 55-vjeçar, të cilit gjatë konferencës për shtyp të jurisë iu bashkuan edhe aktori i “Babel”, Elle Fanning, si dhe regjisori i nominuar për “Oscar”, Yorgos Lanthimos, shtoi më tej se, pavarësisht se nuk është politikan, “si një artist mund të shpreh përmes punës time dhe me zemër të hapur atë që mendoj, ndërkohë që i mbetem besnik trashëgimisë nga puna ime”./tch/


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress