Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 20.09.2017 04:28

​Kim Kardashian bionde e vërtetë

| 13/09/2017 11:33

Kim Kardashian është rikthyer në një bionde të vërtetë , ngjyrë kjo e cila po i shkon.

Derisa çifti West po përgatiten për ardhjen e fëmijës së tyre të tretë në jetë, ata po gjejnë kohë edhe për të shoqëruar njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e kaluar Kim Kardashian është shfaqur nën shoqërinë e burrit të saj Kanye West ku kanë vazhduar të zbaviten në një lokal nate në Los Angelos.

Nëna e dy fëmijëve për këtë dalje ka veshur një fustan të ngushtë ngjyrë nudo, i cili ia shpaloste edhe më tej format mahnitëse të saj, kështu duke e bërë të duket edhe më bukur tani si një bionde e vërtet, raporton Daily Mail.

Ndryshe, nëna surrogate është duke mbajtur fëmijën e tretë për çiftin Kim dhe Kanye, ku pritet të paguhet me një shifër prej 2 milionë dollarësh. /KosovaPress/




Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress