Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 12:17

​Këto femra të së kaluarës ishin imorale për gjëra krejt normale

Prishtinë | 11/09/2019 12:10

Njerëzit kaluan periudha të vështira dhe luftojnë për të arritur të drejtat e barabarta që na lejojnë të jetojmë në shoqërinë moderne.

Në ditët e sotme, të gjithë mund të zgjedhin hobit dhe punët që dëshirojnë.

Edhe moda më ekscentrike nuk na bën përshtypje sot. Dhe nganjëherë është e vështirë të besosh që gjëra të tilla të zakonshme dikur ishin vërtet befasuese dhe tronditëse. Në po ju prezantojmë me disa foto historike që thyen normat e moralit publik në të kaluarën.

Supermodelja angleze Jean Shrimpton ka veshur një minifund gjatë garave në Melbourne. Veshja e saj shkaktoi zemërim të vërtetë midis mysafirëve në 1965.

Këto 2 vajza me minifund në Capetown në 1965 lanë me gojëhapur njerëzit

Maud Wagner, artistja e parë e njohur për tatuazhet. Gjithashtu ajo mbuloi trupin e saj me tatuazhe. (1907)

Elizabeth Eckford ishte pjesë e një një grupi studentësh afrikano-amerikanë që për herë të parë ndoqën studimet. Kjo foto është bërë në vitin 1957, menjëherë pasi Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara vendosi se ishte e paligjshme ndarja e fëmijëve në shkolla.


Kjo grua po arrestohet për veshjen me rroba banje dhe këmbët e zbuluara. (Agoikago, 1922)

Në vitin 1967, Kathrine Switchzer ishte gruaja e parë që vrapoi në maratonën e Bostonit. Kjo ndodhi 5 vjet para se gratë të lejoheshin të merrnin pjesë në të. Në këtë foto, një organizator po përpiqet ta heqë nga gara.


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress