Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 08:17

​Këshilla që të krijoni një marrëdhënie të qetë

Prishtinë | 11/09/2019 07:26

Në një marrëdhënie çifti është e rëndësishme që secili nga ne të jetë i aftë që të japë besim te partneri në lidhje me atë çfarë ndien dhe mendon për të.

Sipas “Bright Side”, nëse kërkoni të godisni në shenjë, atëherë duhet të lexoni këtë listë me disa fakte psikologjike që mund të bëjë dikë t’ju pëlqejë menjëherë.

Më poshtë do të lexoni disa fakte që duhet të ndiqni nëse doni që të krijoni një marrëdhënie të qetë dhe larg mosbesimit.

Tregojini se e pëlqeni

Nëse i tregoni dikujt se e pëlqeni, atëherë keni gjasa të merrni mbrapsht të njëjtën ndjenjë. Kjo ndodh sepse njerëzit ndjejnë mbështetje dhe ngrohtësi nga partneri i tyre, si dhe ndihen të vlerësuar. 

Mësoni të kërkoni falje

Sipas studimeve, të kërkoni falje është një metodë e mirë për të rritur besimin e dikujt ndaj teje. Tregoni se jeni të kuptueshëm dhe bëhuni pjesë e eksperiencës së tyre. 

Silluni si një majmun

Kjo ka të bëje me imitimin e gjesteve, mimikave të fytyrës apo lëvizjeve të trupit. Kjo metodë quhet ‘pasqyrimi’ dhe funksionon në të gjitha rastet, përcjellë Vizion Plus. 

Ndani një sekret

Kur ndani një sekret me një person, kjo do të thotë se ato ndihen më afër me ju. Në këtë mënyrë ato krijojnë besim dhe janë gati të ndajnë sekretet e tyre me ju. 

Fokusohuni vetëm tek ata

Fokusohuni tek nevojat e atij personi, besimet, nevojat, dëshirat apo perceptimi i tyre për jetën. Harroni për një moment nevojat tuaja dhe tregoni interes tek partneri, pasi rezultatet do të jenë të mahnitshme.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress