Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 06.12.2019 10:30

​Këngëtarja e njohur i nënshtrohet operacionit, nevojiten javë të tëra për rikuperim

Los Anxhelos | 11/11/2019 12:45

Miley Cyrus është në gjendje të keqe pasi i është nënshtruar operacionit të telave të fytit.

Këngëtarja e “Mother’s Daughter”, 26-vjeç, është larguar nga spitali, konfirmojnë burime të shumta për revistën ‘People”.

Kur Cyrus u shtrua në spital për shkak të bajameve në muajin e kaluar, ajo zbuloi një çështje të veçantë me telat e fytit. Pasi mësoi këtë problem, Cyrus u këshillua t’i nënshtrohej një operacioni para fundit të vitit, dhe se procesi i rikuperimit do të përfshinte disa javë.

Si rezultat i kësaj, Cyrus duhet të pushojë dhe sipas një burimi pranë këngëtares, ‘ajo po bën mirë dhe do të kthehet më mirë se kurrë në fillim të vitit të ardhshëm’, transmeton KosovaPress.

Gati tre javë më parë, Cyrus tregoi se ajo kishte marrë një pushim.

"Në pushim vokali jo trupi", tha këngëtarja, e cila lansoi këngën "Slide Away" në gusht pas ndarjes së saj me Liam Hemsworth.

Herën e fundit që këngëtarja performoi ishte në shtator, menjëherë pas ndarjes së saj nga Kaitlynn Carter.

Ndryshe, Cyrus është aktualisht në lidhje me këngëtarin Cody Simpson, 22-vjeç nga Australia.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress