Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 13.12.2019 05:03

​Këngëtari i famshëm bëhet baba për herë të katërt

| 30/10/2019 13:14

Ricky Martin tashmë është baba i katër fëmijëve.

“Është djalë”, ky është njoftimi special i Ricky Martin dhe partnerit të tij prej dy vitesh, Jwan Yosef, që e bënë në rrjetin social Instagram, të martën.

“Renn Martin-Yosef, djali ynë është këtu”, shkruajnë çifti në postimin ku shfaqen bashkë me djalin në krah.

Në gusht, këngëtari postoi një foto të vajzës shtatë muajshe, Lucia Martin-Yosef, duke e përshkruar atë me fjalët “Drita e syve të mi”. Vogëlushja kishte lindur natën e Vitit të Ri.

Gjithashtu ata janë prindër të binjakëve, Matteo dhe Valentino, të lindur më 2008.


Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress