Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 10:49

​Keanu Reeves për herë të parë shfaqet në tapetin e kuq me të dashurën e tij

Los Anxhelos | 06/11/2019 17:43

Në Los Anxhelos, me mbështetjen e shtëpisë italiane të modës Gucci, është mbajtur mbrëmja e nëntë gala Art Plus Film.

Këtë herë, organizatorët nderuan artistin amerikan Betye Saar dhe regjisorin Alfons Cuaron, i cili mori çmimin Oscar për filmin "Roma".

Aktori Keanu Reeves shkaktoi vëmendjen më të madhe mes të ftuarve, i cili u shfaq në tapetin e kuq për herë të parë në 35 vitet e karrierës së tij duke mbajtur dorën e të dashurës së tij, artistes 46-vjeçare Alexandra Grant.

Sipas revistës People, të dy janë miqtë më të mirë dhe kanë bashkëpunuar prej vitesh. Ata së pari punuan së bashku në vitin 2011 në librin e aktorit, ‘Ode to Happiness’.

Ata u ribashkuan në vitin 2016 për librin "Shadows", të cilin Reeves e shkroi, ndërsa Grant e ilustroi. Çifti gjithashtu themeloi shtëpinë botuese X Artist's Books në 2017. 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress