Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 05:39

​Ka edhe festivale me 35 mijë këngëtarë?!

| 09/07/2019 12:47

Festivali muzikor i ashtuquajtur ”Kremtimi estonez i këngës dhe valles” ka mbledhur 90 000 vizitorë në Talin.

Bëhet fjalë për festivalin që mbahet çdo pesë vjet që nga viti 1869, ndërsa është i njohur si një nga festivalet më të mëdha të muzikantëve në botë.

Sivjet në teatrot e Talinit morën pjesë 35 000 këngëtarë, mbi 1 000 kore dhe 700 grupe vallëzimi.

Së bashku me festivalet në Lituani dhe Letoninë fqinjë, festimet balltike të valleve dhe lojërave janë përfshirë si një festival në listën e UNESCO-s të trashëgimisë kulturore në Europë.

Festivali paraqet një segment të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore dhe historike të Estonisë dhe luajti një rol të rëndësishëm në rezistencën e estonezëve gjatë pushtimit sovjetik kur shumë këngë patriotike u ndaluan.

Shpalljes së pavarësisë së Estonisë, në vitin 1991, i paraprinë disa vite protesta, në të cilat protestuesit estonezë këndonin këngë patriotike dhe këto protesta shpesh quheshin “Revolucioni i këndimit”.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress