Bëhet fjalë për çiftin Justin Bieber dhe Selena Gomez, të cilët vitin e kaluar i janë rikthyer lidhjes së tyre të dashurisë, pavarësisht kritikave të shumta nga ana e familjes së këngëtares, të cilët nuk e pranojnë Justin.
Pavarësisht gjithçkaje, Selena ka vendosur të ndjekë zemrën e saj e të vijojë lidhjen me Justin, lidhje e cila duket se është më e fortë se kurrë.
Këtë të dielë ata janë fotografuar së bashku duke u puthur dhe përqafuar në rrugë dhe aspak të shqetësuar nga personat që i kalonin pranë.
Mediat raportojnë se 25-vjeçarja po kalon një fazë të depresioni dhe aktualisht nuk ka sjellë në tregun muzikor asnjë projekt të ri, për shkak se i është dedikuar totalisht shëndetit të saj.

Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2018