Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 11.12.2019 07:33

​Jolie: Shpresoj të jetoj më gjatë për shkak të këtij vendimi

Los Anxhelos | 28/10/2019 23:54

Aktorja Angelina Jolie shkroi në esenë e saj të fundit për revistën Time rreth kancerit të gjirit me të cilin ishin përballur nëna, tezja dhe gjyshja e saj, si dhe cilat masa parandaluese ka ndërmarrë për të shpresuar se do të jetojë më gjatë.

"Ndjej që me këtë procedurë, unë kam rritur aftësinë për të jetuar më gjatë, dhe për t'i parë fëmijët e mi të rriten dhe të takojë nipërit e mi një ditë", shkruan ajo për vendimin për t’i nënshtruar një mastektomie, më saktësisht kirurgjie për të parandaluar kancerin e gjirit.

Angelina vendosi të ndërmarrë këtë hap pasi zbulimet treguan se ajo mbante gjenin BRCA1, transmeton KosovaPress.

Por ky nuk është operacioni i vetëm në jetën e aktores së famshme.

Në fakt, ajo i kishte hequr vezoret dhe tubat fallopiane disa vjet më parë, dhe këto lëvizje u frymëzuan nga vdekja e parakohshme e gjyshes, tezes dhe më pas edhe të nënës së saj.

“Shpresoj të jetoj për aq kohë sa të jem me fëmijët e mi. Kam jetuar pa nënën time për më shumë se një dekadë, e cila takoi vetëm disa nga nipërit e saj, në një kohë kur ishte shumë e sëmurë për të luajtur me ta. Unë e di se ata do të ishin shumë më të pasur nëse do të kishin pasur mundësinë ta njihnin më mirë dhe të shijonin dashurinë e saj. Nëna ime luftoi me kancer për më shumë se një dekadë dhe arriti të ‘50-at, dhe gjyshja ime vdiq në të ‘40-at. Shpresoj që jeta ime të më lejojë të jetoj më gjatë”, shkruan Jolie.

 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress