Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 21.01.2020 05:03

​“Joker” drejt triumfit në Oscar, filmi i njohur kryeson listën e nominimeve

Prishtinë | 14/01/2020 07:38

Historia e origjinës së keqbërësit ikonik “Joker” ka kryesuar me 11 nominime për çmimet Oscar.

Drama që ka në thelb një studim mbi karakterin e zymtë të Arthur Fleck, një personi të papërfillur nga shoqëria, ka triumfuar gjithashtu edhe Golden Globes dhe nominimet BAFTA.

Akademia e Arteve dhe Shkencave në Shtetet e Bashkuara shpalli këtë të hënë nominimet e filmave në 24 kategori për çmimet Oscar ku Joker kryeson listat për filmin më të mirë, aktorin më të mirë dhe tetë çmimeve të tjera.

Ndërsa “The Irishman”, “1917” dhe “Once Upon a Time… in Hollywood” pasojnë me nga 10 nominime secili.

Në kategorinë për filmin më të mirë janë nominuar gjithashtu “Ford v. Ferrari”, “Jojo Rabbit”, “Little Women”, “Marriage Story” dhe “Parasite”. 

Në kategorinë e aktorit më të mirë janë nominuar Antonio Banderas, për rolin e tij në filmin “Pain and Glory”, Leonardo DiCaprio, për rolin në filmin “Once Upon a Time … in Hollywood”, më pas Adam Driver në filmin “Marriage Story”, Jonathan Pryce në filmin “The Two Popes” dhe Joaquin Phoenix për rolin që ka në filmin “Joker”.

Për rolin e aktores më të mirë, në garë për të fituar Oscar janë: Kathy Bates për rolin në filmin “Richard Jewell”, Laura Dern në “Marriage Story”, Scarlett Johansson në filmin “Jojo Rabbit”, Florence Pugh për rolin që ka në filmin “Little Women” dhe Margot Robbie për rolin e saj në filmin “Bombshell”. 

Ceremonia e 92-të e Academy Awards do të mbahet më 9 shkurt në Los Angeles.

Ashtu siç ndodhi vitin e kaluar, çmimet do të ndahen nga aktorët sepse nuk do të ketë një moderator.

Çmimet Oskar janë më të rëndësishmet në kinematografi dhe ndahen në Hollywood që nga viti 1929.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress