Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 18.08.2019 05:50

​Jeni të stresuar? Ja si të shpëtoni!

Prishtinë | 12/02/2019 08:39

Stresi është një fenomen që ndodh për shumë arsye dhe shpesh nuk ka një shpjegim të saktë në lidhje me praninë e tij. Mendimet që shkaktojnë ankth dhe stres i kanë ndjerë të gjithë të paktën një herë në ditë.

Efekti i tyre është i menjëhershëm dhe aspak i pëlqyeshëm, kështu që secili prej nesh mundohet t’i largojë, por jo gjithmonë ja arrijmë.

Më poshtë do të lexoni disa këshilla që ju vijnë në ndihmë për eliminimin e stresit. 

Fokusohu në frymëmarrjen tënde dhe numëro për 10 sekonda. 

Përqendrohu tek ndjesia që kanë këmbët e tua kur prekin tokën. 

“Skano trupin’, e thënë ndryshe përqendrohu me radhë në të gjitha pjesët e trupit nga koka tek këmbët dhe shiko çfarë të pëlqen dhe çfarë jo.

Imagjino rrezet e diellit, të ngrohta dhe të shndritshme që shkëlqejnë sipër kokës tënde.    

 Lëre mendjen të mendojë gjithçka që dëshiron. 

Mendo për dikë që e do shumë dhe imagjino sikur sa herë merr frymë, ti tërheq ankthin e tij, ndërsa kur e nxjerr frymën i jep gjithçka të mirë që ke në vete. Lumturia që i japim të tjerëve edhe me imagjinatë ndikon tek ne për mirë. 

Fol me veten siç do flisje me një shok./OraNews

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress