Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 24.10.2017 12:42

​Irina Shayk tregon linjat perfekte trupore

Los Anxhelos | 20/04/2017 20:01

Bradley Cooper dhe Irina Shayk u bënë me një vajzë para një muaji.

Manekinia ruse Irina Shayk u bë nënë, pasi lindi vajzën Leu. Një muaj pas lindjes, ajo vazhdon të shkëlqejë me linjat e saj perfekte trupore.

Në një foto të publikuar së fundi në Instagram, bukuroshja ruse duket e relaksuar, pavarësisht obligimeve të përditshme që ka për fëmijën e porsalindur.

Fotografia është komentuar shumë nga fansat e saj, të cilët shprehen të habitur për formën e saj, pavarësisht që deri para më shumë se një muaji ishte shtatzënë.

“Ajo është femra e vetme një botë, e cila menjëherë pas lindjes mundet të dalë drejt e në pistën e modës”, ishte njëri nga komentet e shumta në Instagram.


 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress