Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 18.10.2018 05:08

​Inter dhe PSG interesohen për Bardhin

Prishtinë | 16/05/2018 19:27

Dy klubet e mëdha evropiane janë duke e vëzhguar futbollistin shqiptar.

Enis Bardhi ka pasur një sezon fantastik me Levanten në vitin e tij të parë në La Liga.

Futbollisti shqiptar që luan me përfaqësuesen e Maqedonisë, ka realizuar 9 gola dhe një asistim në 25 ndeshje me ekipin e Levantes, tek i cili u transferua nga Ujpesti i Hungarisë për 1.5 milionë euro.

Tani për Bardhin ka nisur interesimi i klubeve të mëdha dhe siç raporton ESPN, Interi dhe Paris Saint-Germain janë duke e përcjellë situatën e 22-vjeçarit.

Vlera e Bardhit në tregun e transferimeve ka hipur ndjeshëm pas paraqitjeve të tij të fundit, siç ishte ndeshja ndaj Barcelonës të dielën e shkuar, ku ai realizoi dy gola në fitoren e Levantes 5:4.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress