Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 24.08.2019 07:52

​Ideja e çuditshme, deputeti danez kërkon vota përmes faqeve pornografike

| 16/05/2019 09:09

Në epokën e internetit, politikanët kanë nisur të punojnë akoma më shumë me qëllim që mesazhet e tyre të dëgjohen.

Por ka disa politikanë që përdorin masa gjithmonë e më ekstreme me qëllim që ta arrijnë shpërndarjen e mesazhit.  

Me fotot në Instagram dhe profilet Snapchat tani të zakonshme, politikanët duket se kanë hedhur sytë edhe drejt faqeve pornografike.

Kështu njëra prej tyre është bërë tashmë platforma më e fundit e përcjelljes së mesazhit të politikanëve tek publiku.

Dhe një gjë të tillë e kanë iniciuar vetë politikanët danezë, sipas BBC.

Politikani Joachim B. Olsen ka vendosur që të sponsorizojë reklama në një prej faqeve për të rritur duke u bërë thirrje të gjithë vizitorëve të kësaj faqe që ta votojnë atë.

Por kjo reklamë bëri që ndaj ish-atletit të ketë qindra komente në faqen e tij në Facebook.

Komente që ai i pranoi, duke shkruar në mediat sociale që shpresonte që t’i argëtonte njerëzit me reklamën e tij.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress