Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 19.09.2018 11:32

​I rrit të pasmet, tash nuk mund të ulet (Foto)

Birmingem | 12/03/2018 19:05

Star Delguidis (28) nga Birmingemi në dhjetor të vitit të kaluar kreu një operacion plastik për të rritur të pasmet, për shkak të të cilës kishte shkuar madje në Turqi.

Ajo gjeti një kirurg të cilin e pagoi 15 mijë funta për të rritur të pasmet, shkruan The Sun.    

Ylli deri në moshën 18-vjeç rregullisht viziton kirurgët estetikë dhe deri më tash në 200 operacione ka shpenzuar 230.000 funta, transmeton KosovaPress.

Delguidis është shprehur e kënaqur me të gjitha operimet që ka pasur, me përjashtim të këtij të fundit, pasi nuk ishte e vetëdijshme se do të ketë problem për t’u ulur pas operimit.

“Vazhdimisht jam nën stres dhe shkoj te psikologu”, tha Star, e cila ka për idhull yllin e realitetit Kim Kardashian. 

Ajo planifikon në të ardhmen t’iu nënshtrohet ndërhyrjeve tjera estetike në gjoks dhe fytyrë.


 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress