Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 23.04.2018 07:29

​Heroinat e kinemasë të ardhura rekord në SHBA

| 03/01/2018 12:07

Gjatë vitit të kaluar gratë kanë lënë shenjë në ekranin e madh; për herë të parë në 59 vite, tre filmat me mbledhjen më të mirë të të ardhurave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë patur të gjithë protagoniste femërore. Daisy Ridley në “Star Wars: Tha last Jedi”, Emma Watson në “La bella e la Bestia” dhe Gal Gadot në “Wonder Woman”.

Viti 2017 u mbyll me shitjen e biletave të dominuara nga “Star Wars: The last Jedi” i Rian Johnson, që ka ka në qendër heroinën Rey (Daisy Ridley) të vazhdojë eksplorimin e fuqive të saj, duke u gjendur ballë për ballë me Luke Skywalker dhe të angazhohen me anën e errët të forcës. Filmi ka fituar 463 milionë euro në shitjen e biletave në SHBA.

Ribërja e filmit live-action “La Bella e la Bestia” me Emma Watson në rolin e Belle është renditur në vendin e dytë të klasifikimit, duke mbledhur 451 milionë euro sipas Box Office Mojo.

Në vendin e tretë është renditur përshtatja e Patty Jenkins i filmit vizatimor Marvel, “Wonder Woman”, me Gal Gadot në rolin kryesor , që ka mbledhur 369 milionë euro.


Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress