"Marrëdhënia e Johnny me realitetin lëkundet, në varësi të bashkëveprimit të tij me alkoolin dhe drogën," shkroi Amber Heard në dokumentet e gjykatës.
"Ndërsa paranoja e Johnny, mashtrimet dhe agresiviteti u rritën gjatë gjithë marrëdhënies sonë, po kështu ka edhe vetëdijen time për abuzimin e tij të vazhdueshëm me substancat," shton ajo.
Ekipi i Depp është përgjigjur ndaj kërkesës, duke paraqitur dokumente që insistojnë se kërkesa e Heard është ndërhyrje në privatësi. Ata gjithashtu argumentojnë se ngjarjet që mund ose nuk mund të kenë ndodhur midis ish-çiftit nuk kanë asnjë lidhje me gjendjen e tij aktuale mendore, transmeton KosovaPress.
"Kjo është një shpifje pasi Depp nuk vuan nga ndonjë çrregullim mendor ose gjendje. Kështu, gjendja mendore e Depp nuk është ‘kontroverse’ dhe nuk ekziston asnjë arsye për t’iu nënshtruar një vlerësimi shëndetësor psikik", kanë shkruar avokatët e tij në përgjigjen e tyre.
Vitin e kaluar, aktori i "Pirates of the Caribbean" ngriti një padi 50 milionë dollarë për shpifje ndaj ish-gruas së tij, me të cilën ishte martuar për pak më shumë se një vit.
56-vjeçari ngriti padi në përgjigje të një shkrimi të 33-vjeçares në ‘Washington Post’, ku ajo tregon përvojën e saj si viktimë e abuzimit në familje, por në të cilën nuk përmendet në mënyrë specifike Depp, por që indirekt tregon se ai ishte dhunuesi.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019