Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 02:40

​Harry&Meghan;: Pas lindjes së bebes do të jetojmë në Afrikë

| 23/04/2019 12:38

Princi Harry dhe Meghan, të cilët nga dita në ditë presin lindjen e fëmijës së tyre të parë, po mendojnë të jetojnë në Afrikë për disa vite, pas lindjes së fëmijës së tyre.

”Ndoshta çifti i ri do të transferohet vitin e ardhshëm”, shkruan gazeta ”Sunday Times”, sipas hipotezës së David Manning, ish-ambasadori britanik në SHBA dhe sot këshilltar special i mbretërisë.

Transferimi i çiftit mbretëror, vendimi për të cilin nuk do të merret para vitit 2020, me siguri do të jetë në një vend të Komonuelthit.

Në kontinentin afrikan kjo bashkësi ka 19 anëtarë, duke përfshirë Afrikën e Jugut, Nigerinë, Ugandën dhe Ganën.

Gjithashtu, duke pasur parasysh këtë, Meghan u emërua kohët e fundit nga Mbretëresha Elizabeth II presidente e Trustit të Komonuelthit.

Por, pas shkrimit të ”Sunday Times”, disa e lexojnë këtë si një formë të çiftit për të qëndruar sa më shumë të jetë e mundur larg nga William dhe Kate, me të cilët thuhet se kanë mosmarrëveshje.


 



Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress