Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 23.04.2019 09:02

​Hani hamburgera se paguan… Trump!

| 15/01/2019 10:05

Presidenti amerikan, Donald Trump priti dje lojtarët e ekipit të futbollit të “Clemson Tigers” me pica dhe hamburgera duke vënë në dukje edhe problemet e “shutdown”-it.

“Ne kemi porositur fast-food amerikan dhe e kam paguar unë”, deklaroi Trump.

“Kjo është për shkak të ‘shutdown’, sikurse e dini… Shumë hamburgera dhe pica, mendoj se do ta pëlqejnë këtë, është gjithçka që mund t’u ofronim”, shpjegoi presidenti amerikan.

I pyetur mbi fast-food-et e preferuar, kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se “nëse është amerikane, e pëlqej”.

“I pëlqej të gjithë. Kanë vetëm gjëra të mira, super ushqim amerikan”, u përgjigj Donald Trump.

Diskutimet buxhetore mes presidentit republikan, që kërkon financimin e një muri në kufi me Meksikën dhe kundërshtarëve të tij demokratë, që i kundërvihen, kanë sjellë një paralizim të pjesshëm të administratës amerikane

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress