Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 03:41

​Gruaja më me fat në botë, fitoi 30 herë lotarinë brenda ditës

| 14/03/2019 14:00

Deborah Brown është gruaja më me fat në botë, pasi ajo fitoi 30 herë lotarinë brenda një dite.

Ajo bleu 30 bileta me kombinimin e numrit fitues 1-0-3-1, njoftoi NBC News. Gruaja mori në shtëpi një shumë në total prej 150 mijë dollarë.

Fillimisht Brown bleu 20 bileta për 1 dollarë dhe më vonë shkoi të blinte edhe 10 të tjera.

Për secilën biletë, ajo fitoi një çmim prej 5,000 dollarë.

Deborah u shpreh se pothuajse pësoi infarkt në zemër kur mësoi për fatin e saj të pabesueshëm.

Shanset për të kombinuar të katërt numrat në këtë mënyrë janë 1 në 10,000, sipas Virginia Lottery.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress