Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 08:11

​Futbollisti padit nënën e tij për shkak të fanellës

Frankfurt | 18/09/2019 15:09

Një histori e jashtëzakonshme vjen nga Frankfurti, ku lojtari i Eintracht, Danny da Costa paditi nënën e tij për shkak se kjo e fundit nuk ia kishte dhënë fanellat e futbollit, pasi ishte larguar nga apartamenti i saj.

Mediat gjermane thonë se nuk dihet arsyeja pse nëna e tij nuk ia dha gjashtë fanellat, përfshirë fanellën e Elf Under-17, që dikur kishte veshur Da Costa.

E gjitha shkoi deri aty sa të dy palët përfunduan në gjykatë, ku seanca e parë është caktuar për 27 shtator.

Costa para Eintrachtit ka luajtur për Bayer Leverkusen dhe Ingolstadt, duke mbrojtur ngjyrat e të gjitha skuadrave më të reja të Gjermanisë, ndërsa për skuadrën A nuk ka pasur asnjë paraqitje, transmeton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress