Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 11.12.2017 12:18

​Franca i ofron presidentit bullgar, ish-pilot, një udhëtim me… “Rafale”!

Paris | 06/12/2017 13:43

Presidenti bullgar, Rumen Radev, ish-pilot, do të fluturojë sot në një avion “Rafale” në Francë në kuadër të një vizite zyrtare, njoftuan burime që përputhen.

Oficer i përgjithshëm i aviacionit bullgar nga viti 2014-2016 para se të zgjidhej në krye të vendit, Radev, 54 vjeç, ka zhvilluar një vizitë mjekësore në Bullgari, por do t’i nënshtrohet edhe një vizite të plotë në bazën ajrore të ”Saint-Dizier”, ku është organizuar edhe fluturimi.

”Presidenti bullgar, do të fluturojë në pilotim të dyfishtë bashkë me një instruktor, që do të bëjë ngritjen dhe uljen po do t’i lërë atij me shumë mundësi drejtimin në një moment gjatë fluturimit”, thekson ky burim.

“Bëhet fjalë për një avion stërvitor me dy vende, njëri pas tjetrit. E shikoj këtë si një dhuratë të rëndësishme nga presidenti Macron. Ishte ai që ma propozoi. Nuk mund të refuzoja një propozim të tillë”, deklaroi presidenti Radev për radion publike bullgare BNR.

Radev, i zgjedhur me mbështetjen e socialdemokratëve, u prit të hënën në Paris nga presidenti francez.

E përballur me një vjetërim të flotës së saj, Bullgaria, vend anëtar i NATO-s që prej vitit 2004, kishte vendosur në qershor 2016 blerjen e tetë avionëve luftarakë, të rinj ose të përdorur, për një vlerë maksimale prej 770 milionë euro.

Por, procedura ende nuk ka përfunduar, ndërkohë që qeveria e mëparshme kishte menduar që të blinte “Gripen” suedeze të rinj, qeveria e re është duke shqyrtuar blerjen e mundshme të modeleve F-16 amerikanë ose të “Eurofighter”.

Sofja kërkon të bëjë një rinovim të gjashtë MiG-29 dhe të rreth 20 Su-25 bullgarë, të gjithë të epokës sovjetike dhe që shumica janë të papërdorshëm.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress