Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.04.2019 09:15

​Foto ekskluzive nga rrëmuja që Depp krijoi në banesën 3 milionëshe të Heard

Londër | 14/04/2019 23:10

Johnny Depp thuhet se ka shkatërruar banesën e ish-gruas së tij në vlerë 3 milionë dollarë gjatë një grindje të ashpër në vitin 2015, sipas një dosje gjyqësore.

DailyMail.com ka siguruar fotografitë e rrëmujës që tregojnë orendi të thyera dhe veshje e pajisje  të shpërndara nëpër dhomë, pas dhunës së shkaktuar nga ana e aktorit.

Aktorja Amber Heard dhe avokatët e saj paraqitën këto foto në përgjigje të një padie për shpifje prej 50 milionë dollarësh të ngritur kundër saj nga ana e ish-bashkëshortit të saj.

Depp pretendon se ofertat për filma filluan të bien pasi Heard e akuzoi për abuzim dhe ato u përkeqësuan, pasi ajo botoi një shkrim në Washington Post për abuzim, transmeton KosovaPress.

Heard në shkrim nuk përmendi Depp me emër, por i referohej ndarjes së trazuar nga aktori. Pas kësaj avokatët e Depp paraqitën padi kundër saj për thyerje të marrëveshjes për heshtje të cilën e kishin arritur pas ndarjes.


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress