Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 13.11.2019 04:20

​Fakte që nuk i dinit për Nobelin e Letërsisë

| 11/10/2019 10:51

Çmimi Nobel në Letërsi u dha për herë të parë në vitin 1901. Që nga viti 2019, Akademia Suedeze ua ka shpërndarë atë 116 shkrimtarëve.

Çmimet nuk u shpërndanë shtatë herë gjatë periudhës kohore nga viti 1914 deri në vitin 1943.

Fituesi më i ri i ka qenë ishte Rudyard Kipling, 41 vjeç, në vitin 1907.

Fituesi më i moshuar Doris Lessing, 88 vjeç, në vitin 2007.

Dy persona kanë refuzuar çmimin, Boris Pasternak (1958), i cili fillimisht pranoi, por më pas refuzoi për shkak të kërcënimit që përfshinte deportimin e tij nga Bashkimi Sovjetik dhe Jean-Paul Sartre (1964), i cili vazhdimisht refuzoi të gjitha nderimet zyrtare.

15     gra kanë fituar çmimin e letërsisë. Autorja suedeze, Selma Lagerloef, ishte gruaja e parë që fitoi çmimin Nobel në vitin 1909. Të tjera gra fituese kanë qenë, Pearl Buck (1938), Nadine Gordimer (1991), Toni Morrison (1993), Herta Mueller (2009), Alice Munro (2013), Svetlana Alexievich ( 2015) dhe fituesja e vitit 2018 Olga Tokarczuk.

Fituesit kanë shkruar në gjuhë të ndryshme si anglisht (29), frëngjisht (14), gjermanisht (14), polonisht (pesë), japonisht (dy), arabisht (një) dhe kinezisht (dy).

Rabindranath Tagora (1913) shkroi në bengali dhe anglisht, Samuel Beckett (1969) në frëngjisht dhe anglisht, dhe Joseph Brodsky (1987) shkroi poezi në rusisht dhe prozë në anglisht.

Një fitues i papritur ishte ai i vitit 2016, ikona e muzikës popullore, Bob Dylan dhe një tjetër i tillë, ishte Winston Churchill (1953).

Në çmimin për punën e jetës së një autori, akademia ka veçuar një vepër specifike në rastin e nëntë fituesve, duke përfshirë Ernest Hemingway (1954), Thomas Mann (1929) dhe Theodor Mommsen (1902).

Çmimi është ndarë katër herë që nga viti 1901, së fundmi në vitin 1974, kur fituan autorët suedezë, Eyvind Johnson dhe Harry Martinson.

Mendimet e shkruara nga anëtarët e komitetit mbahen të fshehta për 50 vjet.

Proza është zhanri më i zakonshëm i fituar.

Nuk ka pasur fitues të shumtë të çmimit të letërsisë.

Erik Axel Karlfeldt-it, iu dha çmimi pasi humbi jetën, në vitin 1931. Nga viti 1974, fondacioni Nobel vendosi që çmimi nuk mund të jepej pas vdekjes, përveç rasteve kur ndodh pas shpalljes së Nobelit./

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress