Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 13.12.2019 05:04

​Enrique Iglesias valëvit flamurin kuqezi në Greqi

Prishtinë | 29/10/2019 11:22

Enrique Iglesias ka fituar zemrat e publikut shqiptar.

Këngëtari i mirënjohur u ngjit në skenën e PAOK-ut në shtetin grek, por kjo nuk e pengoi për të valëvitur flamurin shqiptar.

Në fotografitë e shpërndara në "Instastory" nga gazetarja, Fjodora Fjora, shfaqet Inglesias me flamurin kuqezi në dorë.

Mes turmës së mbledhur për të ndjekur këngëtarin spanjoll, siç duket ka pasur edhe shumë shqiptarë.

Të shtyrë për të festuar ardhjen e tij, në skenë është hedhur një flamur me shqiponjën dykrenare, përcjell Ora News.

Veprim që e ka tunduar 44-vjeçarin, i cili e ka marrë flamurin duke e valëvitur në skenë për disa çaste.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress