Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 17.11.2019 07:10

​Ermal Mamaqi thyen “dietën mediatike”, intervistë për KosovaPress

Prishtinë | 08/11/2019 14:19

​KosovaPress prej sot ka nisur një tjetër cikël intervistash të quajtur “Cult” që do të ketë në fokus botën e kulturës dhe të sportit.

Nën prezantimin e Dilara Gashit, shumë prej personazheve të njohur të kulturës do të rrëfejnë jo vetëm për punën profesionale të tyre, por edhe për të pathënat dhe thashethemet që i shoqërojnë si personazhe publike.

I ftuari i parë në emisionin “Cult” ishte Ermal Mamaqi i cili e theu “dietën e tij mediatike” siç e quaj ai vetëm këtë mungesën në ekran për të treguar më shumë për planet.

Mamaqi tha se kishet vendosur të pushojë pak dhe t’i largohet ekrani, ndërsa për emisionin që shfaqet në të njëjtin orar në TV Klan, “Klanifornia” mendon se po ecën shumë mirë.

Ndërsa për filmin e ri që pritet të dalë në shkurt, Mamaqi tha se ka dashur të jetë si kundërpërgjigje për filmin “Taken” që i nxjerr tropojanët si njerëz jo të mirë.

Pjesë e kastit të aktorëve në filmin e Mamaqit është kryeministri shqiptar Edi Rama.

Po ashtu, Enca do të jetë pjesë e filmit që luan në rolin e të dashurës së Ermalit.

Këto janë vetëm disa prej “sekreteve” që ka zbuluar Ermal Mamaqi në intervistën e në “Cult”.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress