Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 07.12.2019 08:39

​Elefanti 'Bin Laden' kapet në Indi pasi vrau 5 persona

Nju Delhi | 11/11/2019 18:57

Një elefant i quajtur sipas udhëheqësit të vrarë të Al-Kaedës, Osama bin Laden që vrau pesë fshatarë indiane, është kapur gjatë një operacioni masiv, thanë sot zyrtarët.

Policët gjurmuan "Laden" në shtetin verilindor të Assam, përmes një pylli për disa ditë duke përdorur drone dhe elefantë të zbutur, transmeton KosovaPress.

"Dy shigjeta u qëlluan nga ekspertë të cilët kishin qetësuar elefantin mashkull," i tha AFP-së një zyrtar i lartë pyjor.

Kafsha vrau pesë njerëz, duke përfshirë tre gra, gjatë një përleshje 24-orëshe nëpër rrethin Goalpara në tetor.

Zyrtarët thanë se ata do të merrnin në konsideratë mirëqenien e elefantit, si dhe sigurinë e njerëzve që jetojnë aty pranë, për të vendosur se ku do të zhvendosej

Afro 2,300 njerëz janë vrarë nga elefantët në Indi gjatë pesë vjetëve të fundit, sipas shifrave zyrtare të lëshuara në qershor, ndërsa 700 elefantë janë vrarë që nga viti 2011 - shifra që rezultojnë si pjesë e tkurrjes së habitateve natyrore.

Elefantët shpesh migrojnë në Goalpara, duke rezultuar në një numër të lartë takimesh fatale me njerëzit në mes të shpyllëzimit të shfrenuar.

Disa elefantë janë helmuar ose qëlluar nga vendasit, ndërsa të tjerë kanë ngordhur në gardhe elektrike ose në hekurudha.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress