Duhet të jeni të vetëdijshëm se funksioni seksual me moshën bëhet më i dobët, sepse niveli i testosteronit bie ndjeshëm. Kjo është arsyeja pse keni nevojë për shumë kohë për të arritur ereksionin.
Për fat të keq, kjo nuk është e tëra. Përveç faktit se keni nevojë për më shumë kohë për të arritur ereksionin, arritja e kulmit nuk është aq e lehtë dhe e shpejtë. Vitet gjithashtu ulin sasinë dhe cilësinë e spermës. Vjen deri te disfunksioni erektil ose impotenca, transmeton KosovaPress.
Mes moshës 40 dhe 70-vjeç, përqindja e aftësisë seksuale te meshkujt bie nga 60% në 30%. Organi juaj, me moshën, kalon nëpër disa ndryshime pasi i afrohet moshës së mesme dhe pleqërisë.
Pamja
Koka gradualisht humbet ngjyrën si rezultat i zvogëlimit të rrjedhjes së gjakut. Ekziston edhe një humbje graduale e qimeve për shkak të niveleve të ulëta të testosteronit.
Madhësia
Është shumë e mundshme të ketë një reduktim të vërtetë në gjatësinë e organit tuaj. Fajtori kryesor për këtë ndryshim është lirimi i ngadaltë i pllakës nga trupi që mund të grumbullohet në arterie të organit dhe të bëjë rrjedhjen e gjakut më të vështirë.
Sëmundja Peyron
Nëse ndodh grumbullimi i parregullt dhe i pabarabartë i indit në penis, kjo mund të shkaktojë lakimin e organit. Kjo gjendje quhet sëmundja e Peyronit dhe mund të shkaktojë ereksione të dhimbshme.
Ndjeshmëria
Organi juaj me kalimin e moshës bëhet më pak i ndjeshëm ndaj çdo stimuli, prandaj ereksioni bëhet një problem në rritje. Kjo është arsyeja pse ekziston një problem me arritjen e orgazmës.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2018