Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 12.12.2018 05:23

​E ‘tradhton’ i dashuri, fotoja del të jetë e rrem – ja si reagon Kylie Jenner (Foto)

Los Anxhelos | 06/12/2018 17:23

Më parë këtë javë një foto filloi të qarkullonte në mediat sociale që thuhet se tregonin Travis Scott, babai i vajzës së Jenner - Stormi, duke iu afruar një gruaje të panjohur.

Ndërsa fotografia përmbante shenjën e TMZ-së, ajo nuk ishte publikuar nga faqja e thashethemeve, por kjo nuk i ndaloi mediat e tjera për të raportuar dhe ri-publikuar imazhin, transmeton KosovaPress.

Kylie Jenner ka goditur me zemërim pasi fotoja që pretendonte se burri i saj po e tradhtonte fshehurazi, doli të jetë një shaka.

Ndërsa fotoja bëri xhiron në internet, Scott mohoi vazhdimisht të ishte njeriu në pamje dhe kjo doli të jetë e vërtetë, kur Christian Adam nga YouTuber kërkoi përgjegjësi.

Në video, Adams zbuloi se fotografia ishte bërë për t'u dukur sikur ishte Scott dhe nuk kishte për qëllim të lëndojë ndonjë lidhje martesore, por duket se kjo shkoi krejt mbrapshtë.


Kylie Jenner ka reaguar ndaj videos, duke e quajtur ‘absolutisht të neveritshme’.

Fotoja e falsifikuar e Scott është pjesë e një trendi të ri të çuditshëm që ka parë YouTube kohëve të fundit - fotografi të rreme që përhapen në rrugë virale.

Në tetor, një foto virale që pretendonte të tregonte Justin Bieberin duke ngrënë burrito në një park, doli të ishte falsifikuar nga grupi Yes Theory.

Grupi përpunoi gjatësinë e këngëtarit në fotografi për të shtyrë njerëzit të mendojnë se ajo është e vërtetë.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress