Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 05:56

​E djegur me cigare- Në ankand trikoja e Kurt Cobain

| 22/10/2019 13:12

Një çerek shekulli pasi rapsodisti enigmatik Kurt Cobain vrau veten, një triko e famshme e veshur prej tij, gjatë një koncerti të grupit Nirvana në 1993, unplugged, e djegur madje me cigare, del në ankand.

Trikoja jeshile mund të shitet në 200 deri në 300 mijë dollarë, sipas vlerësimeve paraprake.

Sipas shtëpisë së ankandeve Julien, që edhe e nxjerr trikon nën çekiç, Kurt Cobain kishte krijuar një imazh gri dhe nuk dilte në skenë me veshje spektakli. Ndaj, kjo triko, që ai mund edhe ta ketë blerë në një dyqan rrobash të përdorura, ishte bërë në vitet 60, ishte shumë e veshur, kishte plot njolla e madje edhe vrima të shkaktuara nga djegia me cigare.

E kjo e bënte atë lehtësisht të identifikueshme. Dhe Cobain e kish’ veshur në performancën më të rëndësishme të tij. Ndaj edhe ekspertët e konsiderojnë gral të shenjtë të Kurt Cobain dhe gjënë më të vlefshme të tij që ka dalë ndonjëherë në shitje.


Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress